Aktualitet

VD- Gërvishten dy mjete, plas sherri tek Liqeni, të rinjtë përleshen me policët, 2 plagosen

27 Mars 2022, 17:31 Nga DOSJA
VD- Gërvishten dy mjete, plas sherri tek Liqeni, të rinjtë

TIRANË– Një sherr masiv është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Tiranë, në zonën e liqenit. Në total janë përfshirë tetë persona, dy prej të cilëve kanë mbetur të plagosur e janë dërguar në spital. Fillimisht ngjarja u raportua nga mediat përmes videove ku të rinjtë shiheshin teksa përlesheshin me efektivët. Një prej policiëve kishte dhe një shkop në dorë.

Më pas, përmes një njoftimi zyrtar, Poliçia e Tiranës bëri me dije se sherri kishte nisur pasi në një parking ishin gërvishtur dy makina. Për këtë arsyeja, personat që kishin në përdorim mjetet përkatëse ishin konfliktuar me administrator. Në ndihmë u kanë ardhur edhe miqtë, duke bërë që sherri të merrte përmasa të mëdha. Të dyja palët janë shoqëruar në komisariat për zbardhjen e ngjarjes.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Sherri masiv tek Liqeni! Policia: 2 të plagosur, gjithçka nisi për një gërvishtje mjeti

PAMJE të reja nga sherri tek Liqeni, momenti kur efektivi u sulet me shkop të rinjve

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sherr tek liqeni sherr tek liqeni

Sondazh

Poll