Aktualitet

1 vit nga vdekja e Arjan Salës, e shoqja e pret: Dua t’i hekuros rrobat e të gatuaj për të

27 Mars 2022, 20:39 Nga DOSJA
1 vit nga vdekja e Arjan Salës, e shoqja e pret: Dua t’i hekuros

TIRANË– Si sot, një vit më parë flakët e zjarrit do të shuanin përgjithmonë jetën e 32-vjeçarit Arjan Sala. I riu u sakrifikua për të shpëtuar jetën e kolegëve të tij pas zjarrit që përfshiu një magazinë pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë, por e shoqja Merita e pret ende. Në një intervistë për Syri TV, e veja e Salës tregon se të gjithë mirësinë që e karakterizonte atë si njeri, si bashkëshort dhe baba në nëntë vite njohje që kishin bashkë. Në moshën 25 vjeçare, përtej humbjes së të shoqit, Merita do të rrisë e vetme djalin 4-vjeçar.

“Unë ende pres, pres që të vijë e të trokasë në derë, të futet sërish mes nesh, të kthehet tek unë. Që t’i hekuros rrobat e të gatuaj për të. Unë dal tek dera në të njëjtën orë dhe pres që ai të shfaqet, njësoj ai atëherë kur kthehej nga puna….”- tregon me lot në sy e shoqja.

Një vit më parë, më 27 Mars 2021 u gjet trupi i pajetë i Arjan Salës, pas tri ditësh kërkimi intensive në magazinën që u përfshi nga zjarri. Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë fiksuan Arjanin teksa vraponte të futej në zonën e rrezikut për të shuar flakët dhe për të nxjerrë punonjësit e tjerë. Sot Arjan Sala, është hero!

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore arjan sala merita sala arjan sala merita sala

Sondazh

Poll