Aktualitet

Gripi mbushi vendin, Miloti pa kontroll, kushtet në të cilat shiten kafshët e shpendët

27 Mars 2022, 18:43 Nga DOSJA
Gripi mbushi vendin, Miloti pa kontroll, kushtet në të cilat shiten

MILOT– Sot është e diel dhe në tregun e Milotit mund të shesësh e blesh kafshë e shpendë të gjallë, pas asnjë lloj kontrolli. Dhe pse gripi i shpendëve deri më tani ka ngordhur më shumë se një million pula, në Milot gjithçka vijon sikur kjo sëmundje të mos kishte rënë kurrë. Në treg shikon lloje të ndryshme shpendësh duke filluar nga pulat, rosat e deri te patat. Gripi i shpendëve nuk i ka larguar shitësit e pulave nga tregu. Të pyetur nga Top-Channel tregtarët shprehet se gjithmon ka pasur grip pulash.

Biseda:

GAZETARJA: Këto janë pula, pularie apo shtëpie?

TREGTARJA E PULAVE: Këto nuk janë shtëpie. Ky grip ka qarkulluar edhe vjet.

GAZETARJA: Ke pas frikë nga gripi i shpendëve?

TREGTARJA E PULAVE 2: Gjithmonë ka pasur grip pulash, por jo kështu në këtë fe.

Sipas ligjit veterinar, veterineri i zonës, i cili sot nuk është krye të detyrës duhet të qëndrojë në hyrje të tregut për të ndaluar hyrjen e kafshëve që janë pa numër matrikulli dhe pa certifikatën lëvizëse, e cila na jep të dhënat kryesore për shëndetin e kafshës. Por në tregun e parrethuar futen kafshë nga të katërta anët pa i kontrolluar askush.

Në përditësimin e fundit të zëvendës ministres së Bujqësisë, Ermira Gjeci tregoi se në 24 orët e fundit nuk ka pasur denoncime dhe njoftime për grip shpendësh. Ajo shtoi se në vend po vijon monitorimi i situatës me veterinerët dhe po kryhen kontrolle në ferme me drejtim prodhimtari veze, mishi dhe miks. Lajmi që në zonën e Durrësit është raportuar fillimisht nga Dosja.al,  Ministrisë së Bujqësisë ju deshën ditë të tëra që të bindej se ky grip qarkullonte. Deri më tani gripi i shpendëve është konfirmuar në Durrës, Dibër, Divjakë e Korçë, ku edhe ndalohet tregtimi i shpendëve të gjalla.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gripi i shpendeve ne shqiperi gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll