Aktualitet

Me Këngën e Trimave! Shqipëria i bashkohet koncertit në ndihmë të Ukrainës me Bojken Lakon

27 Mars 2022, 17:58 Nga DOSJA
Me Këngën e Trimave! Shqipëria i bashkohet koncertit në

TIRANË– Shqipëria i është bashkuar koncertit maratonë të transmetuar në 20 vende të Europës për mbledhjen e fondeve për ndihma humanitare për Ukrainën që prej 32 ditësh po i bën ballë luftës së nisur nga Rusia.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri Rama shkruan se Shqipëria ka zgjedhur t’i bashkohet këtij koncerti me Këngën e Trimave nga filmi “Udha e shkronjave”. Personi që e këndon është Bojken Lako.

“Me Këngën e Trimave nga filmi “Udha e shkronjave”, Shqipëria i bashkohet koncertit maratonë, transmetuar në 20 vende të Evropës, si një mundësi për mbledhjen e fondeve për ndihma humanitare në Ukrainë. Video e realizuar nga Radio Televizioni Shqiptar me mesazhin sensibilizues #StopËarInUkraine,”- shkruan Rama.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll