Aktualitet

Dom Gjergj Meta revoltohet me çmimet: U protestua, por bordi rriti naftën

27 Mars 2022, 18:21 Nga DOSJA
Dom Gjergj Meta revoltohet me çmimet: U protestua, por bordi rriti

TIRANË– Dom Gjergj Meta, Ipeshkëvi i Dioqezës së Rrëshenit është revoltuar nga padrejtësia dhe abuzimet me çmimet. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se gjithçka nisi nga rritja e çmimit të naftës dhe pavarësisht protestave e krijimi të bordit, fundi ishte i njëjtë.

“Në fillim ishte rritja e çmimit të naftës.

Rritja e naftës prodhoi protestën;

Protesta prodhoi bordin e transparencës

Bordi i transparencës rriti çmimin e naftës!

Amen!”– përfundon dom Meta krah një fotoje ku shihet se çmimi i naftës ka arritur në 245 lekë për litër.

Në fillim ishte rritja e çmimit të naftës
Rritja e çmimit të naftës prodhoi protestën;
Protesta prodhoi bordin e transparencës
Bordi i transparencës rriti çmimin e naftës!
Amen! pic.twitter.com/Ih18cdfQAD

— Dom Gjergj Meta (@DomGjergji) March 27, 2022

Të martën në orën 17:00 është raportuar se do të zhvillohen protestat e radhës kundër rritjes së çmimeve. Gjithçka u lajmëruar dy ditë më parë, pasi çmimi i naftës pësoi një tjetër rritje.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dom gjergj meta rritet cmimi i naftes dom gjergj meta rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll