Aktualitet

Sherri masiv tek Liqeni! Policia: 2 të plagosur, gjithçka nisi për një gërvishtje mjeti

27 Mars 2022, 20:13 Nga DOSJA
Sherri masiv tek Liqeni! Policia: 2 të plagosur, gjithçka nisi

TIRANË– Policia e Tiranës ka sqaruar sherrin masiv që ndodhi pasditen e sotme tek Liqeni Artificial. Sipas njoftimit të polciisë, gjithçka ka nisur pasi në parkingun në administrim nga personi me inicialet Y. S., janë gërvishur dy mjete të parkuara. Për pasoja, administrator është konfliktuar me persona me inicialet O. S., I. K., A. S., F. L., Sh. L., E. L., dhe A. L.. Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sherrit të ndodhur, të cilët janë dërguar në spital. Të gjihë të konfliktuarit janë dërguar në komisariat më pas.

Njoftimi i policisë Tiranë

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale për një konflikt të ndodhur në afërsi të Liqenit Artificial, ju sqarojmë se: Më datë 27.03.2022, në parkingun në administrim nga shtetasi Y. S., janë gërvishur dy mjete të parkuara dhe janë konfliktuar shtetasit Y. S, O. S., I. K., A. S., me shtetasit F. L., Sh. L., E. L., dhe A. L. Shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftimin, kanë kaluar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar palët e konfliktit në komisariat. Gjatë konfliktit janë dëmtuar shtetasit Sh. L. dhe A. L., të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë shoqëruar në komisariat. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes sherr tek liqeni policia e tiranes sherr tek liqeni

Sondazh

Poll