Aktualitet

Shefi i Rrugores: Paguani gjobat brenda 30 ditëve, ose ju sekuestrojmë mjetin

27 Mars 2022, 18:14 Nga DOSJA
Shefi i Rrugores: Paguani gjobat brenda 30 ditëve, ose ju sekuestrojmë

TIRANË– Të gjithë shoferëve që nuk e paguajnë gjobën brenda 30 ditëve, do tu sekuestrohet mjeti. Lajmin e ka bërë me dije Shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili. Në një intervistë për ABC, Ismaili tregon se kjo nismë është ndërmarrë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.

Asnjërit prej drejtuesve të mjeteve që nuk shlyejnë detyrimet nuk do t’i ofrohet shërbim në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor

“Secili person që kapet dhe ndëshkohet me një masë administrative, ai duhet ta likuidojë brenda afateve të caktuara. Dhe kush nuk e likuidon brenda 30 ditëve, nëse ai kapet në qarkullim behët ndalimi administrativ i mjetit dhe çdo person që ka një ose më shumë gjoba, në rast se nuk i likuidon nuk i ofrohet shërbim në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor,”- tha Ismaili.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet skënder ismaili skënder ismaili

Sondazh

Poll