Aktualitet

VIDEO- Shpërthen në flakë mjeti në rrugën e Arbrit, shpëton mrekullisht drejtuesi

27 Mars 2022, 16:00 Nga DOSJA
VIDEO- Shpërthen në flakë mjeti në rrugën e Arbrit,

TIRANË– Një automjet ka shpërthyer në flakë këtë të dielë në Bypassin e Murrizit, por drejtuesi i tij ka arritur të dalë në kohë e të shpëtojë. Dosja.al ju sjell pamjet nga Rruga e Arbrit ku shihet makina e përfshirë nga flakët, e cila po lëvizte në drejtim të Tiranës.

Djegia e automjetit tip fuoristradë ka krijuar panik tek udhëtarët e tjerë ndërsa ka bllokuar qarkullimin deri sa mjeti u dogj plotësisht. Mjeti zjarrfikës e ka patur të pamundur të ndërhyjë në kohë për shkak të rrugës së ngushtë dhe automjeteve që kishin krijuar radhë afro 1 kilometër të gjatë.

Ishin kalimtarë të rastit ata që njoftuan policinë. Paraprakisht shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina ne rrugen e arbrit rruga e arbrit digjet makina ne rrugen e arbrit rruga e arbrit

Sondazh

Poll