Aktualitet

Shpërthimet në Shkodër, autorët përdorën 700 gramë tritol, pjesën e madhe ia vunë Bushatit

27 Mars 2022, 16:48 Nga DOSJA
Shpërthimet në Shkodër, autorët përdorën 700

SHKODËR– Personat që ‘hodhën në erë’ dy bizneset në Shkodër, mëngjesin e të shtunës, rezulton të kenë përdorur rreth 700 gramë tritol. Sasia më e madhe e eksplozivit, 450 gramë, është vendosur në biznesin e kandidatit për kryetar bashkie nga Partia Demokratike, Xhemal Bushati. Ndërsa në supermarketin në lagjen “Kongresi i Përmetit” në pronësi të Florenc Markut, janë përdorur rreth 250 gramë lëndë plasëse. Policia ka marrë në pyetje edhe pronarët e bizneseve në lidhje me ndonjë konflikt që ata mund të kenë patur.

Godina ku ndodhet marketi i Markut është në pronësi të fisit Lici në Shkodër, të njohur për përplasjet e hasmëritë, por nuk dihet nëse ndodnjë prej tyre është marrë në pyetje apo ka lidhje me ngjarjen në fjalë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vijon analizimi i pamjeve filmike, që deri më tani është zbuluar se kanë pikasur vetëm autorin e vënies së tritolit të kandidatit per kryebashkiak Bushati, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij. Ndërkohë edhe pse mekanizimi në të dyja shpërthimet ka qenë i njëjtë, hetuesit nuk kanë mundur të vërtetojnë apo të dalin në një përfundim nëse pas tyre qëndron i njëjti person apo jo.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet florenc marku shperthim ne shkoder xhemal bushati florenc marku shperthim ne shkoder xhemal bushati

Sondazh

Poll