Aktualitet

FOTOT- Shkrumbohet stalla në Maliq, digjen të gjallë 40 keca

27 Mars 2022, 16:52 Nga DOSJA
FOTOT- Shkrumbohet stalla në Maliq, digjen të gjallë 40 keca

MALIQ– 40 keca janë djegur të gjallë! Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Maliq. Kecat ishin të mbyllur në një stallë e cila është përfshirë nga flakët. Stalla rezulton të jetë në pronësi të personit të identifikusr ai Petrit Fasho. Ky i fundit ka vënë re flakët dhe ka shkuar drejt stallës, por distanca mes vendit ku mbante bagëtitë dhe shtëpisë ka bërë që të mos ia dilte dot të shpëtonte asnjë prej kecave.

Rrethanat e rënies së zjarrit janë ende të paqarta. Paraprakisht dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike që ka aktivizuar flakët. Stalla është prej druri, material që ka favorizuar përhapjen e flakëve e më pas djegien e bagëtive. 

Njoftimi i policisë

Pasditen e sotme, jemi njoftuar se në fshatin Kakaç, Maliq, ka rënë zjarr në stallën e bagëtive në pronësi të shtetasit P. F., ku për pasojë janë djegur disa krerë bagëti të imëta. Dëme në njerëz, nuk ka. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet digjet stalla ne maliq digjet stalla ne maliq

Sondazh

Poll