Sport

Gjeorgjia, Broja mesazh tifozëve: “Faleminderit për suportin, uroj t’ju shohim në stadium”!

27 Mars 2022, 18:30 Nga DOSJA
Gjeorgjia, Broja mesazh tifozëve: “Faleminderit për suportin,

SPANJE – Pas miqësores me Spanjën, skuadra e drejtuar nga Edoardo Reja është rikthyer sërish në fushë, duke nisur kështu menjëherë përgatitjet për miqësoren tjetër ndaj Gjeorgjisë, të martën, në stadiumin “Air Albania”, në ora 18:00.

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, nga stërvitja në Barcelonë, i ka bërë thirrje të gjithë tifozëve shqiptarë përmes kanaleve sociale të FSHF-së, që të jenë të pranishëm në stadium pasditen e së martës, në mbështetje të kuqezinjve.

“Përshëndetje tifozëve kuqezinj! Jam Armando Broja. Faleminderit shumë për suportin që na jepni gjithmonë dhe ishalla ju shohim në stadium kundër Gjeorgjisë! Faleminderit!,- thotë talenti shqiptar.

Miqësorja ndaj Gjeorgjisë do të jetë e dyta për këtë muaj, pas ndeshjes miqësore ndaj Spanjës në Barcelonë, ku pavarësisht paraqitjes pozitive, Shqipëria u mund me shifrat 2-1.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport edoardo reja italiani edy reja kombëtarja shqiptare të futbollit edoardo reja italiani edy reja kombëtarja shqiptare të futbollit

Sondazh

Poll