Sport

Kuruar nga Covid-19, Alphonso Davies tani nuk ka “më probleme me zemrën”…

27 Mars 2022, 18:18 Nga DOSJA

GJERMANI – Kanadezi i Bayern Munich, Alphonso Davies, nuk ka më probleme në zemër dhe shpreson të rikthehet në fushë në prill, pasi u rikuperua nga infeksioni i tij Covid-19. Kjo është ajo që ai tha të dielën në faqen e internetit të klubit gjerman.

21-vjeçari është mbajtur larg fushës që nga dhjetori. Ai ishte testuar pozitiv me koronvirus në janar dhe më pas u diagnostikua gjithashtu edhe me miokardit (inflacion të zemrës).

“Jam i lumtur që do të kthehem dhe të jem në gjendje të stërvitem përsëri. Rehabilitimi po shkon mirë deri tani,- tha Dejvis. – Nuk kam asnjë problem muskulor apo të zemrës, por ende nuk jam 100%”.

Trajneri i Bayernit Julian Nagelsmann shpreson, se Davies do të jetë në dispozicion për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League, më 12 prill kundër Villarrealit.

“Unë jap gjithçka mundem. Punoj ngushtë me shërbimin mjekësor dhe ekipin e rehabilitimit. Stërvitem shumë, me ose pa top”,– shtoi kanadezi, i cili i gjeti javët e tij të fundit “shumë të mërzitshme dhe të vështira për të jetuar mendërisht”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport administratori i bayern munich alphonso davies gjatë ndeshjes së bayern munichut mesfushori i bayern munichut të falënderoj edhe julian nagelsmann administratori i bayern munich alphonso davies gjatë ndeshjes së bayern munichut mesfushori i bayern munichut të falënderoj edhe julian nagelsmann

Sondazh

Poll