Sport

Kosova ‘rrëmben’ dy medalje në Athinë; Fatjona Kasapi e artë në xhudo

27 Mars 2022, 16:20 Nga DOSJA
Kosova ‘rrëmben’ dy medalje në Athinë; Fatjona Kasapi

ATHINË- Kosova po pasurohet çdo ditë e më shumë, sidomos në sportin e xhudos pasi medaljet e arta janë bërë të zakonshme. Përmes një njoftimi, Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e artë në në Kupën Europiane u-21 që u mbajt në Athinë të Greqisë.

Fatjona Kasapi mundi sportisten turke Aysenur Karadag në kategorinë 57 kilogram. Kjo ishte medalja e parë për 20-vjeçaren, në garat e nivelit të lartë. Erza Muminoviç fitoi medaljen e bronztë në këtë turne, në kategorinë deri 52 kilogramë.

 

Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e artë?, ndërsa Erza Muminoviq të bronztën?, në Kupën Evropiane U-21 në xhudo, që u mbajtë në Athinë të Greqisë.

Fatjona, Shpresë Olimpike 2022, fitoi të artën në kategorinë -57 kg, ndërsa Erza, bursiste olimpike Paris 2024, në -52 kg.#EJU pic.twitter.com/8RCHDZprpm

— NOC KOSOVO ??? (@NOCKOSOVO) March 27, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport athine fatjona kasapi xhudo athine fatjona kasapi xhudo

Sondazh

Poll