Sport

E larguan nga Juventus, sulmuesi i dërgoi mesazh gruas së gabuar: “Shkatërrova gjithçka”!

27 Mars 2022, 18:20 Nga DOSJA
E larguan nga Juventus, sulmuesi i dërgoi mesazh gruas së gabuar:

ITALI- Aventura e Vincent Pericard është një histori kurioze. Pasi mbërriti te Juventus në një moshë shumë të re në vitin 2000 me pritshmëri të mëdha, ai tregoi talent, megjithatë karriera e tij përfundoi, pasi Pericard telefonoi personin e gabuar. I lindur në Kamerun, Pericard shkëlqeu me Saint-Etienne në Francë në moshën 16-vjeçare për t’u transferuar më pas te Juventus. Aventura e tij, megjithatë, përfundoi pas vetëm dy sezonesh.

Por pse Juventus e privoi veten nga Vincent Pericard? “Unë dhe dy bashkatdhetarët e mi te Juventus po merrnim mësime të gjuhës italiane nga një mësuese e bukur. Një mbrëmje ishim në shtëpi dhe i dërgova një mesazh për ta ftuar për darkë. Një orë më vonë ra telefoni, ishte Roberto Bettega, zv.presidenti i Juventusit.

Ai na bërtiti dhe na pyeti se kush mendonim se ishim t’i shkruanim partneres së tij. Nuk e dinim që ishte në një lidhje me Bettega-n. Një gabim i paguar shtrenjtë nga Pericard, i cili u shit menjëherë: “Fakti është se ata më dërguan në huazim te Portsmouth. Unë e shkatërrova karrierën time te Juve për shkak të një mesazhi të pafat. Nuk kam dyshime se nëse do të kishte ndodhur, jeta ime do të kishte qenë ndryshe.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport itali juventus vincent pericard itali juventus vincent pericard

Sondazh

Poll