Sport

Shtanget Bayern Munich, gjigantët e Europës arrijnë marrëveshjen me Lewandowski-n

27 Mars 2022, 17:51 Nga DOSJA
Shtanget Bayern Munich, gjigantët e Europës arrijnë

SPANJË– Robert Lewandowski është gati ti japë lamtumirën Bayern Munich dhe Gjermanisë pas 8 vitesh. Sulmuesi polak ende nuk ka rinovuar dhe ka shprehur dëshirën të ndërrojë ambjent. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2023, kështu që do të jetë e nevojshme të gjendet një marrëveshje.

Klubi gjerman nuk dëshiron ta humbasë atë me parametra zero dhe për këtë arsye ka gjithnjë e më shumë gjasa që Bayer Munich të pranojë përfundimisht që Leëandoëski të transferohet te Barcelona.

Siç raporton Sportitalia, klubi katalanas ka një marrëveshje me polakun. Barcelona ka treguar një interes të madh për ta marrë atë dhe për këtë arsye tani palët janë shumë afër. Barcelona mund ta mbyllë marrëveshjen me ardhjen e lojtarit më lehtë nëse është në gjendje të shesë Memphis Depay dhe Martin Braithëaite.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona bayern munich lewandowski barcelona bayern munich lewandowski

Sondazh

Poll