Sport

Sezoni pa trofe, Cristiano Ronaldo, dështimi te Manchester United është edhe ekonomik

27 Mars 2022, 17:32 Nga DOSJA
Sezoni pa trofe, Cristiano Ronaldo, dështimi te Manchester United

ANGLI– Sezon për t’u harruar për Cristiano Ronaldon, i cili këtë sezon nuk ia doli të fitojë trofe, por gjithashtu ka humbur edhe shumë bonuse. Manchester United për të pestin sezon radhazi nuk do të fitojë trofe dhe për këtë CR7 do të humbasë bonuset. Ronaldo në fakt do t’i duhet t’i thotë lamtumirë 5 milionë paund për shkak të sezonit jo të mirë të klubit.Humbja më e rëndë është ajo në raundin e 1/16-të të Champions League ndaj Atletico Madrid. Nëse portugezi do të kishte arritur në finalen e Parisit në maj, ai do të kishte fituar rreth 2.5 milionë paund.

Fitimi i titullit të Premier League-s vlente gjithashtu deri në 1.5 milionë stërlina (në formë bonusi), ndërsa dështimi për të përfunduar në katërshen e parë mund të jetë edhe më shkatërrues për të, duke pasur parasysh se paga e tij bazë është rreth gjysma e asaj që ai fitonte në Itali.

37-vjeçari, siç shpjegon The Sun, mund të kënaqet vetëm me një bonus, atë si golashënuesi më i mirë i United. Ronaldo deri më tani ka shënuar 18 gola dhe tre asistime në 33 ndeshje.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll