Sport

Laporta i vendosur: Ose e pranoni kushtet, ose dera e klubit është e hapur për të gjithë…

27 Mars 2022, 15:58 Nga DOSJA
Laporta i vendosur: Ose e pranoni kushtet, ose dera e klubit është e

SPANJE – Bordi i Joan Laporta nuk dëshiron të bjerë në të njëjtat gabime të rënda si paraardhësit e tij dhe e ka shumë të qartë, se kufizimet ekonomike do të jenë të pranishme në kontratat e lojtarëve.

Ata duhet të kuptojnë më shumë se kurrë, se do të paguhen në bazë të kontributeve të tyre. Ata ose e pranojnë këtë kusht, ose dera e klubit është e hapur për të gjithë. Lojtarët tashmë e dine këtë, pot megjithatë presidenti e ka përsëritur këtë edhe një herë në dhomat e zhveshjes.

Të gjithë lojtarët, nga Araujo dhe Gavi, Dembélé dhe Pique, ose nënshkrimet e reja (Christensen, Kessié…) janë të qartë për situatën financiare të Barcelonës, çka nënkupton: kontrata të moderuara, por në të njëjtën kohë edhe të ndryshme. Lojtarët duhet ta kuptojnë se do  të ketë diferenca pagash për secilin lojtar.

Prandaj, lideri u shpreh se ai nuk i kupton disa ankesa të lojtarëve. Për shembull, kërkesat e mbrojtësit uruguajan, i cili konsideron se nuk është vlerësuar ashtu siç e meriton, duke marrë parasysh pagën e nënshkrimeve si Christensen, është gjashtë milionë.

Laporta dhe bordi i tij drejtues duan që lojtarët të ndihen të vlerësuar, nëse duan të jenë në “Camp Nou”. Presidenti bëri të qartë, se kontrata me Ousmane Dembélé u prish vetëm për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ekonomike. Ky problem është shfaqur edhe te Gavi dhe Araujo në kontaktet e fundit që drejtuesit kanë pasur me agjentët e tyre.

Në orët e fundit, presidenti ka dhënë intervista për disa media katalanase, “Mundo Deportivo” dhe “El Periódico” dhe e ka komentuar publikisht: “Të gjitha do të bazohen në parametra që të gjithë i kuptojnë. Shpresoj të përshtaten me pagat bazë që korrespondojnë me vlerat e tyre”. Mesazhi është i qartë dhe i drejtpërdrejtë.

Presidenti katalanas konsideron, në këtë kuptim, se skuadra duhet të shikojë trajnerin Xavi Hernández, që është një nga profesionistët e Barçës, me një pagë rekord më të ulët : rreth tre milionë euro. Në Katar ai fitonte dy herë më shumë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport në prani të presidentit joan laporta presidenti katalanas joan laporta presidentit të saj joan laporta në prani të presidentit joan laporta presidenti katalanas joan laporta presidentit të saj joan laporta

Sondazh

Poll