Sport

Barcelona refuzon Dybalan, për Xavin është “mbivlerësuar”

27 Mars 2022, 14:19 Nga DOSJA
Barcelona refuzon Dybalan, për Xavin është

SPANJE – Nga Spanja vjen një “refuzim” i ri për Paulo Dybala. Pas tymit të zi në rinovimin me Juven, për sulmuesin argjentinas do të kishte ardhur edhe “Jo” e Barcelonës.

Sipas “El Nazional”, qëndrimi i vendosur i Xavit i ka vënë veton  çështjes. Sipas gazetës katalanase, trajneri ‘blaugrana’ do ta konsideronte “Dybala të mbivlerësuar dhe jo funksional për projektin e tij taktik”.

Pavarësisht marrëdhënies së shkëlqyer të lojtarit me presidentin Laporta, në fakt trajneri do të mbyllte përfundimisht dyert e Barcelonës për Paulon. Tani për të në Spanjë do të mbetet vetëm Atletico Madrid. Edhe Real Madrid, në fakt, nuk ka treguar ndonjë interes, duke hedhur poshtë thirrjet eksploruese të agjentit të numrit dhjetë të Juventusit.

Thirrje që në një mënyrë tjetër vazhdojnë edhe në Itali dhe Angli. Në Serie A, për Paulon hipoteza e Interit mbetet e gjallë, por të gjitha bisedimet me zikaltrit mbeten të shtyra për në fund të sezonit dhe të varura nga disa operacione në dalje të Marottas.

Kurse në Premier League klubet më të interesuar për argjentinasin janë Chelsea, Arsenal dhe Tottenham. Por edhe këtu nuk mund të flasim për negociata reale. E ardhmja e Dybala është ende për t’u vendosur.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport argjentinasi paulo dybala çdo lëvizje të ardhshme për barcelonën është bërë menaxheri i dybalas argjentinasi paulo dybala çdo lëvizje të ardhshme për barcelonën është bërë menaxheri i dybalas

Sondazh

Poll