Sport

Argjentinasi Lautaro Martinez negativ me Covid-19, Inzaghi buzëqesh

27 Mars 2022, 14:15 Nga DOSJA

ITALI – Lautaro Martinez, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19 më 21 mars, u kthye negativ dhe u stërvit në ‘Appiano Gentile’.

Ai është stërvitur me pjesën tjetër të grupit të Simone Inzaghi, që po përgatit skuadrën për transfertën në fushën e Juventusit.

Sulmuesi argjentinas i Interit ishte detyruar të hiqte dorë nga grumbullimi i kombëtares argjentinase për ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2022.

“Internazionale Milano njofton se Lautaro Martinez ka dalë pozitiv për Covid-19 pas testit të kryer të dielën, para se të nisej për në Argjentinë, ku janë planifikuar angazhimet me kombëtaren e tij. Lojtari do të ndjekë tani procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor,”- njoftonte para një jave klubi zikaltër.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport formacioni i simone inzaghit lautaro martinez i interit rinovimin e kontratës së lautaro martinezit me interin formacioni i simone inzaghit lautaro martinez i interit rinovimin e kontratës së lautaro martinezit me interin

Sondazh

Poll