Aktualitet

Foltorja në Tepelenë dhe Përmet/Berisha: Alibeaj më kërkoi dorëheqjen, PD fiton me mua

27 Mars 2022, 06:25 Nga DOSJA
Foltorja në Tepelenë dhe Përmet/Berisha: Alibeaj më

TEPELENË– Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte ditën e sotme në një takim me demokratët në Tepelenë dhe në Përmet, në kuadër të një turi, që sipas tij do të jetë përbashkues. Berisha zbardhi sot detaje nga bisedimet që zhvilloi me Enkelejd Alibeajn, në përpjekjet për bashkimine PD-së. Nga Tepelena, ai tha se Alibeaj i kishte kërkuar dorëheqjen sepse ‘PD nuk mund të fitojë me një non grata’, por shtoi se i kishte kujtuar atij vitin 1997 “kur edhe atëherë askush nuk besonte se do fitonim”.

Nga Tepelena ai tha se pikërisht bashkimi është ajo për të cilën PD ka nevojë sot, duke bërë thirrje që të lihen pas zemërthyrjet. I pyetur nga një demokrat nëse mund të mposhtë Edi Ramën dhe të sjellë sërish PD në pushtet edhe pse ka kundër SHBA, Berisha tha se edhe në vitin 1998 ka patur kundër botën, por sërish fitoi.

Ky tur i Berishës vjen pas vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila njohu statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit. Tashmë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, me në krye vetë Berishën, u rikthyen në selinë e PD-së, në ambientet e të cilës zhvilluar dhe mbledhjet e radhës, si dhe mbajtën deklaratë për mediat. Vetë Berisha pati një takim me Gazment Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn, të cilët një nga kushtet për bashkimin kishin moskandidimin e ish-kryeministrit për kreun e partisë, gjë e cila është përjashtuar kategorikisht si mundësi prej tij. Berisha ka thënë se ai do të kandidojë, në respekt të të gjithë atyre demokratëve që i dhanë mbështetje në zgjedhjet e 6 Marsit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Demokrati s’përmbahet: Unë e kam puthur e përqafuar Bashën, haram ta ketë, paska qenë…

Berisha: Të bashkohemi te vota e lirë, nisim protesta në të gjithë vendin

I sigurtë! Berisha: Me mua fiton PD. Në ’98 kisha botën kundër dhe fitova, kisha besim

‘Ngërc me SHBA-në?’/ Berisha: Blinken më ka cënuar dinjitetin, të më kërkojë falje

‘S’do përjashtojmë asnjë’/ Berisha fton demokratët: Të mbushim sheshet kundër këtij regjimi

Berisha: Po të ishte në zyrë Basha do ta takoja, ai iku dha dorëheqjen

Kriza/ Berisha: S’ka faj lufta në Ukrainë, në Shqipëri ka vjedhje, po bëhen më të zezat

Biseda me Alibeajn, Berisha: Më tha me non grata nuk fiton PD, jep dorëheqjen

Berisha: PD të bashkohet, çdo anëtar të lërë mënjanë zemër thyerjen

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike foltorja per pd rithemelimi merr pd sali berisha foltorja per pd rithemelimi merr pd sali berisha

Sondazh

Poll