Aktualitet

Njësoj si Berisha! Zbulohet lëvizja e Bashës pas dorëheqjes, vendi ku do zhvillojë takimet

27 Mars 2022, 15:02 Nga DOSJA
Njësoj si Berisha! Zbulohet lëvizja e Bashës pas dorëheqjes,

TIRANË– Lulzim Basha ka nisur të bëjë lëvizjes e para vetëm një javë pasi dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike. Dosja.al mëson se Bash aka marrë një zyrë të re, jashtë selisë së Partisë Demokratike. Ai është zhvendosur pranë zyrave të ish-deputetit të PD-së, Endri Hasa, pranë qendrës ‘Torre Drin’ në rrugën ‘Abdi Toptani’. Ky do të jetë dhe vendi ku Basha do të zhvillojë takimet e tij të radhës dhe po vepron njësoj si ish-kryeministri Sali Berisha.

Kur lideri historik i PD-së, dha dorëheqjen publikisht si kryetar i PD-së, në 26 qershor 2013 u zhvendos në zyrën e tij private, vetëm pak metra larg shtëpisë ku banon, në rrugën ‘Mustafa Matohiti’.

Në atë kohë, Berisha zgjodhi të kishte një zyrë me divanë, kolltukë dhe karrige të veshura me lëkurë, me punim vintage të stilit klasik e biblioteka druri, ndërsa arredimi i ‘shtëpisë’ së re të Bashës nuk dihet ende.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll