Aktualitet

‘Paguhen nga Rama’/ Goci: Paloka sulmoi protestën me foto nga zyra e kryeministrit, autogol

27 Mars 2022, 11:21 Nga DOSJA
‘Paguhen nga Rama’/ Goci: Paloka sulmoi protestën me foto nga

TIRANË– Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Partisë Demokratike, Edi Palokës se në protestë janë njerëzit e paguar të kryeministrit Edi Rama. Goci shkruan se Paloka ka ka sulmuar protestën duke përdorur një foto të bërë nga zyra e kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se reagimi i tij ishte autogol. Pedagogu shton se të gjithë aktivistet jane angazhuar me mish e shpirt në shumë kauza si dhe në protestat e fundit.

POSTIMI I GOCIT:

Z.Paloka ka sulmuar protesten e thirrur te Marten 29 Mars me nje foto e bere nga zyra e propagandes se Kryeministrise. Opozite me mjetet e pushtetit..çfare autogoli! Nje politikan komplet obsolet, gjeti nje date nga te protestes me “gratta e vinci”, dhe u deklarua solemn qe protesten e se Martes e ka thirrur Sorosi, pra te tjerat jo, po kete me siguri. Kur e kam degjuar nga njerez te diziluzionuar, apo xhola me 7parti, me thene te drejten e kam kuptuar, por tani qe e degjoj nga nje ze zyrtar i PD-se, me duhet te them dy fjale : Ky zoteria, nuk ka as minimumin e respektit per mijera demokrate qe kane ardh ne proteste thjesht dhe nisur nga interesi i tyre dhe jo thjesht per vijen te partise, per ne jo e jo. Ky zoteria, nuk ka asnje respekt per interesat e mbeshtetesve te vet dhe kujton qe dikujt i percellon xhepi, vetem kur t’i thote Edi, ne asnjesituate tjeter ata nuk mund te reagojne. Imagjino te kete respekt per mijera te tjere qe nuk aderojne te asnje parti dhe ka mundesi qe as emrin mund te mos t’ia dine atij dhe te tjereve si ai. Çfare anakronizmi! Çfare mungese respekti! Thuajse te gjithe aktivistet jane angazhuar me mish e shpirt ne shume kauza, pa u harkuar te ndonje strofkull e ngrohte, por me sakrifica te medha; kushedi ç’u duket vetja ketyre politikaneve qe sot luftojne per asgje me shume se 1/3-tat e elektoratit, jane tkurrur ne ate pike sa shume prej tyre jane te pariciklueshem.

Ky zoteria del kunder dhe mbeshtetjes te hapur, fare pa ekuivok, qe ka bere z.Berisha ndaj tete protestave masive, duke treguar qe eshte politikani i vetem i opozites me instiktet akoma te fresketa, nderkohe qe funksionare te rangjeve me te ulta, dhjetera here me pak te rendesishem, te dehur nga vite ne tragetin pa busull me timonier hollandezin fluturues, nen flamurin e opozitarizmit polarizojne hapesiren duke mos kuptuar qe polarizimi godet ata te paret. Si t’ja shpjegoj qe gjuhen polarizuese e perdorin kryesisht ata qe e kane pushtetin!
Nejse, kush merret me ta! Gjoja vija e pare e zjarrit, çfare talljeje!Me kujtohet vetem nje bisede kur mbronim Teatrin, diku andej nga ora 4 e mengjesit, nga te rrallat here qe e kam pare aty, me tha:”E ka nda menjen me e prish tha ai Teatrin, nuk e ndaloni dot” – dhe kete ma tha nje eksponent politik, ai qe pret te marre pushtetin. Kuptojeni vete seriozitetin e fjaleve te tij.

LEXO EDHE:

‘Gjoja shoqëri civile’/ Paloka: Zë hollët e paguar të Ramës në protesta, të nxirren jashtë!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ervin goci ervin goci

Sondazh

Poll