Aktualitet

MIJËRA EURO DËM! Çmimi i hekurit u trefishua, Basha ktheu selinë në bunker, 1 derë, 350 kg

27 Mars 2022, 14:28 Nga DOSJA
MIJËRA EURO DËM! Çmimi i hekurit u trefishua, Basha ktheu

TIRANË– Selia e Partisë Demokratike është ‘lehtësuar’ sot nga të gjithë dyert e dritaret e hekurit që ishin vendosur nga kryetari në ikje, Lulzim Basha, vetëm pak ditë para protestës së dhunshme të 8 janarit. Dosja.al ju sjell pamje nga brenda selisë qendrore të PD-së ku shihet se si punonjësit përpiqen të nxjerrin nga zyrat materialet e rënda dhe pavarësisht se janë të shumtë në numër, zbrasja e godinës është mjaft e vështirë.

Nga rrëfimet e tyre pas kamerave mësohet se vetëm një derë hekura peshon 350 kg, gjë që tregon se zyrtarët e PD-së ishin strehuar në një bunker të vërtetë. Për të blinduar totalisht shtëpinë e demokratëve mësohet se janë përdorur disa ton profilesh hekuri. Por heqja e këtij hekuri tregon edhe shkuarjen dëm të mijërave eurove. Për këtë na vjen në ndihmë dhe një deklaratë e vetë kryeministrit Edi Rama. Në një dalje publike më 19 mars të këtij viti, kreu i qeverisë tha se çmimi i hekurit është trefishuar. Gjatë takimit me fermerët, Rama shtoi se efektet e krizës po ndihen fort edhe në Shqiperi duke dhënë si shembull ndalimin e investimeve publike e private si pasojë e trefishimit të çmimit të hekurit.

Por siç duket, rritja e çmimit nuk e zmbrapsur Bashën që të vijonte me blindimin e selisë. Në një vëzhgim të faqeve të kompanivr që bëjnë punime hekuri rezulton se vetëm një shufër hekuri kushton deri në 30 euro (rreth 7 kg). Pra një derë e fortifikuar për t’i bërë ballë një lufte ka kushtuar afro 2000 euro.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha partia demokratike lulzim basha partia demokratike

Sondazh

Poll