Aktualitet

‘Gjoja shoqëri civile’/ Paloka: Zë hollët e paguar të Ramës në protesta, të nxirren jashtë!

27 Mars 2022, 10:54 Nga DOSJA
‘Gjoja shoqëri civile’/ Paloka: Zë hollët e paguar

TIRANË– Deputeti Edi Paloka deklaron se në protestat e javëve të fundit ka grupime dhe qytetarë të paguar nga kryeministri Edi Rama. Me anë të një postimi, të cilin e shoqëron me dy foto, nga fillimi e nga fundi i protestës, Paloka shkruan se Rama ka një grup të cilin deputeti e etiketon si ‘gjoja shoqëri civile’. Ai shton se këta persona duhen nxjerrur jashtë protestave.

Postimi i Edi Palokës:

Kur filluan protestat per rritjen spekullative te cmimeve, bera nje paralajmerim ne fb per “fiksit” e protestave . Ata qe Rama i ka si grup te gatshem, gjoja “shoqeri civile” , e qe i fut qellimisht ne cdo proteste qytetare vetem me nje qellim; te shuajne protesten. Metoda eshte vetem nje dhe shprehet me klithmat e ze holleve te “shoqerise civile” : “Larg politika nga protestat !” Rezultati dihet! Rames i ka rezultuar taktike e sukseseshme jo ne nje po ne disa raste. Keshtu qe ne protestat e tjera , ne se guxojne te hyjne e tentojne dhe te marrin drejtimin ata ze hollet e paguar nga Rama, duhen kapur te paret e nxjerre per bythe jashte protestes ! Ja si filloi e si katandisi protesta e fundit vetem prej tyre. Sot Rama i coi cmimet aty ku ishin kur filloi protesta.

Kjo deklaratë vjen në një periudhë kur shoqëria civile kërkon që në protesta të mos ketë persona nga politika.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi paloka protestat edi paloka protestat

Sondazh

Poll