Sport

Tifozët shqiptarë “pushtojnë” Barcelonën, kërkojnë fanellat e kuqezinjve të Kombëtares

26 Mars 2022, 18:59 Nga DOSJA
Tifozët shqiptarë “pushtojnë” Barcelonën,

SPANJE – Mbështetja e tifozëve të kuqezinjve të Kombëtares tashmë edhe në transferta nuk është më një risi. Emigrantët, sa herë që kuqezinjtë luajnë edhe jashtë Shqipërisë janë pranë Kombëtares kuqezi, për ta mbështetur atë, pavarësisht nga forca dhe vlerat e kundërshtarit.

Nuk kanë munguar ata edhe kësaj here në Barcelonë. Para ndeshjes Spanjë-Shqipëri (19:45) pranë hotelit ku është akomoduar Kombëtartja jonë, një grup fansash shqiptarë kanë demostruar në mbështetje të kuqzinjve.

Njëherësh, nëpërmjet disa pankartave, ata kërkojnë fanellat e idhujve të tyre, pa marrë parasysh klubet ku luajnë. Kështu, duke iu referuar fotos që po botojmë, ata kërkojnë fanellat e Kumbullës së Romës, Hysajt të Lazios, por dhe Brojës së Sauthemptonit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kombëtarja kuqezi e drejtuar nga edi reja kuqezinjte e shqiperise kombëtarja kuqezi e drejtuar nga edi reja kuqezinjte e shqiperise

Sondazh

Poll