Politike

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Fino: E nisëm me këmbë të mbarë, ndodh njëherë në 100 vite

11 Korrik 2019, 11:16 Nga DOSJA
Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Fino: E nisëm

Tiranë- U mblodh sot për herë të parë Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, i cili do të nisë hetimet për 3 muaj për presidentin. Në mbledhjen e sotme është zgjedhur si sekretare Klotida Bushka. Kreu i këtij Komisioni, Ulsi Manja është shprehur se Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën për veprimet për zgjedhjet.

“Komisionit Hetimor ka për qëllim të hetojë punën dhe kompetencat për presidentit Ilir Meta në lidhje me zgjedhjet. Sjellja dhe qëndrimet e Metës për zhvillimin e zgjedhjeve, Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën. Ne do të hartojmë një raport që do t’ja paraqesim Kuvendit pas hetimeve”, u shpreh Ulsi Manja.

Ndërsa Bashim Fino ka deklaruar se kjo procedurë ka nisur me këmbë të mbarë pasi nuk ka asnjë ankimim. “Ky komisionin hetimor e nis procedurën me këmbë të mbarë, pa asnjë ankim. Nuk do të ketë asnjë ankim. Unë do i uroja suksese këtij komisioni. Ndodh mbase njëherë në 100 vjetër ngrihet një komision i tillë.”, u shpreh Bashkim Fino.

Shkarkimi i Metës:

Gjatë muajve të fundit ka pasur një përplasje e cila vijon ende mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Për dekretin e parë të anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidentit nuk iu bind KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e rrëzoi.  Vendi u fut në zgjedhje.  Nga ana tjetër Rama shfaqet i vendosur se zgjedhjet e vetme ishin më 30 qershor.  Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Disa ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Rama e quan Metën armik të Kushtetutës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ngrihet komisioni hetimor ps shkarkon meta ulsi manja ilir meta ngrihet komisioni hetimor ps shkarkon meta ulsi manja

Sondazh

Poll