Politike

Komisioni Hetimor/Fotoja që tregon shumë… Dy ministrat e Ramës të mërzitur për shkarkimin e Metës

11 Korrik 2019, 09:12 Nga DOSJA
Komisioni Hetimor/Fotoja që tregon shumë… Dy ministrat e

Tiranë- Disa ditë më parë parlamenti vendosi ngritjen e një Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Me 102 pro dhe 7 kundër u miratuar raporti për ngritjen e Komisionit Hetimor.

Por çfarë nuk u pa atë ditë? 

Një foto e publikuar nga Agim Rama tregon se atë ditë edhe disa nga socialistët u mërzitën. Në foton e mëposhtme shfaqen Blendi Klosi dhe Pandeli Majko të mërzitur. Majko shfaqet i zënë edhe me telefonin por fytyra e tij duke e vrenjtur. Ndërsa Klosi shfaqet i zhytur në mendime. “Dje pas ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, pati edhe socialistë të mërzitur”, shprehet ai.

Shkarkimi i Metës: 

Gjatë muajve të fundit ka pasur një përplasje e cila vijon ende mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Për dekretin e parë të anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidentit nuk iu bind KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e rrëzoi.  Vendi u fut në zgjedhje.  Nga ana tjetër Rama shfaqet i vendosur se zgjedhjet e vetme ishin më 30 qershor.  Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Disa ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Rama e quan Metën armik të Kushtetutës.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi klosi edi rama komisioni hetimor per metën pandeli majko ps shkarkon metën blendi klosi edi rama komisioni hetimor per metën pandeli majko ps shkarkon metën

Sondazh

Poll