Politike

Raporti i 30 qershorit/ Një ditë para largimit, ambasadorja e OSBE, Audrey Glover takim me Zgurin në KQZ

11 Korrik 2019, 10:22 Nga DOSJA
Raporti i 30 qershorit/ Një ditë para largimit, ambasadorja e OSBE,

TIRANË- Përfaqësuesja e misionit të ODIHR, Audrey Glover ka mbërritur në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’u takuar me kryetarin Klement Zgurin.

Ambasadorja Glover ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të partive politike në Shqipëri, përfshirë edhe krerët e opozitës jashtë parlamentare, ku dje u takua me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Mësohet se Audrey Glover do të largohet nesër nga Shqipëria, ndërkohë që takimin e fundit ka zgjedhur ta zhvillojë me kreun e KQZ-së, i cili ka vënë në dukje disa shkelje gjatë procesit të 30 qershorit.

Shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë. Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike audrey glover glover takim me zgurin ne kqz klement zguri kqz audrey glover glover takim me zgurin ne kqz klement zguri kqz

Sondazh

Poll