Politike

FOTO/ Plumb në zarf, kërcënohet sërish Salvini: Mendjet e sëmura s’më trembin

11 Korrik 2019, 09:15 Nga DOSJA
FOTO/ Plumb në zarf, kërcënohet sërish Salvini: Mendjet e

ITALI- Një zarf anonim me një plumb të kalibrit 22mm është adresuar në adresën postare të ministrit të  Brendshëm italian, Matteo Salvinit.

Sipas medieve italiane, zarfi i dyshimtë u sekuestrua nga shërbimi postal i Sesto Fiorentino në provincën e Firences.

Brenda zarfit plumbi ishte i mbështjellë me një letër alumin dhe është marrë për t’u analizuar nga policia.

Por kjo nuk është hera e parë që Salvini merr mesazhe të tilla.

Mbi 100 kërcënime të dhunës dhe vdekjes kundër meje që kur isha ministër. Me sa duket fjalët e urrejtjes për një të majtë të caktuar bindin disa mendje të sëmura, por me siguri ata nuk më frikësojnë. Në të vërtetë, më bëjnë më shumë forcë dhe dëshirë për të luftuar kriminelët e të gjitha llojeve”, shkruan Salvini në Facebook.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kercenohet salvini matteo salvini plumb ne zarf kercenohet salvini matteo salvini plumb ne zarf

Sondazh

Poll