Politike

Shkarkimi i drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare, ministrja Margariti dy fjalë për Persida Asllanin

11 Korrik 2019, 09:47 Nga DOSJA
Shkarkimi i drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare, ministrja

Tiranë- Një ditë më parë Persida Asllani drejtoresha e Bilbiotekës Kombëtare u shkarkua nga detyra. Asllani u emërua në detyrë në gusht të vitit 2014 në vend të Aurel Plasarit, ndërsa ende nuk dihen arsyet e shkarkimit të saj. (lexo këtu)

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti. Ajo e falënderon Asllanin për punën e saj 5-vjeçare në krye të këtij institucion dhe shprehet se do të kishte dashur ta kishte pranë në këtë mision.

“Do të kisha dashur të të kisha pranë në këtë mision, jo të pamundur, por jam e bindur që bashkëpunimi ynë do të vazhdojë më tej, me projekte të reja. Suksese në rrugën e zgjedhur, atë akademike!”, shprehet ajo.

Reagimi:

Në shumicën e herëve koha është e pamjaftueshme për të kuptuar dhe njohur dikë deri në fund. Gjashtë muaj ishin shumë pak për të realizuar projektet e nisura, por boll të mjaftueshme për të kuptuar dashamirësinë dhe vullnetin për të bërë punë të mira. Sot, do të kisha dashur të falenderoja pa fund miken dhe mbështetësen time në këto 6 muaj të punës në Ministria e Kulturës, Persida Asllani.
Faleminderit për punën e palodhur dhe përkushtimin e treguar në krye të Boblioteka Kombëtare e Shqipërisë të një institucioni me vështirësi reale. Faleminderit, që bashkë me stafin e BK, ia dolët të menaxhonit situata ekstreme; që së bashku e sollët Bibliotekën Kombëtare dhe librin më afër me lexuesin dhe studiuesit; që bëtë për vete edhe moshat e vogla, duke i njohur me horizontet që të hap të lexuarit; që zgjeruat bibliotekën digjitale me më shumë vepra të rralla, duke mos i lënë ata në “shenjtërinë” e tyre, por i bëtë tē prekshëm; që risollët mes nesh emra të mëdhenj të letrave, përmes konferencash e ekspozitash. Faleminderit Persida, për këmbënguljen për të ngritur një bibliotekë të re Kombëtare. Do të kisha dashur të të kisha pranë në këtë mision, jo të pamundur, por jam e bindur që bashkëpunimi ynë do të vazhdojë më tej, me projekte të reja. Suksese në rrugën e zgjedhur, atë akademike!

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elva margariti ministrja margariti shkarkimi i persida asllanit elva margariti ministrja margariti shkarkimi i persida asllanit

Sondazh

Poll