Politike

Europol në Shqipëri, PD: Kokaina dhe krimi në vend, një problem dhe për amerikanët

11 Korrik 2019, 11:14 Nga DOSJA
Europol në Shqipëri, PD: Kokaina dhe krimi në vend, një

TIRANË– Gent Strazimiri ka reguar pasi Policia e Shtetit prezantoi zyrën e re të Europol në Shqipëri. Në një status në rrjetet sociale, Strazimir shkruan se fakti që Amerika ka edhe një zyrë në Tiranë do të thotë se janë të frikësuar nga krimi në vendin tonë.

Ai shkruan më tej se ky vend është kthyer në strofkull të të shumëkërkuarve që “menaxhojnë” organizatat kriminale në Evropë.

Reagimi i Gent Strazimirit

Me demek, meqenëse “D.E.A.” amerikane ka hapur zyrë permanente operacionale në Tiranë në kohën e Saje qorrit, qenkemi “integruar de facto në SHBA”, madje për meritë të Saje qorrit, “të pandehurit” më të suksesshëm që keni patur?!

E vërteta është krejt e kundërta!

Shërbimet e sigurisë së partnerëve, harxhojnë fonde dhe burime njerëzore në Shqipëri, sepse krimi po kontrollon gjithçka, që nga Policia, prokurori, gjykata, administrata, qeveria e parlamenti!

Askush prej partnerëve nuk ka fonde e njerëz tepër, për t’i angazhuar në një vend ku policia e bën vetë punën e saj, kontrollon vetë territorin, godet vetë kontigjentin kriminal, si deri në vitin 2013 kur Policia e Shtetit dërgonte oficerë të infiltruar për ndihmë në BE, në luftën kundër organizatave kriminale shqiptare.

E vërteta është se:

– prania permanente e operacionale e D.E.A. në Shqipëri tregon se kokaina është kthyer në problem jo vetëm për ne, por edhe për amerikanët.

* prania e permanente, e operacionale e FRONTEX në Shqipëri, tregon se ky vend nuk i ruan dot kufinjtë e vet.

* prania permanente e operacionale e EUROPOL në Shqipëri, tregon se ky vend është kthyer në strofkull të të shumëkërkuarve që “menaxhojnë” organizatat kriminale në Evropë!

Kjo është e vërteta, karagjoz! Karagjoz ti, dhe cilido që të vjen pas fijes në këtë dramë krimnaliteti!

Ditën e sotme në një ceremoni zyrtare, Ardi Veliu dhe lajmin se në vendin tonë është hapur zyra e Europolit, duke forcuar edhe më shumë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE.

Në këtë takim u theksua se Shqipëria është vendi i parë në rajon ku EUROPOL hap zyrën e saj.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardi veliu europol ne shpieri gent strazimiri ardi veliu europol ne shpieri gent strazimiri

Sondazh

Poll