Politike

Qeveria rrit çmimin e naftës, Basha bën premtimet e mëdha: Do e ulim me 30 lekë për litër, energjinë do e ulim me 20%

11 Korrik 2019, 11:11 Nga DOSJA
Qeveria rrit çmimin e naftës, Basha bën premtimet e mëdha:

VLORE– Në kohën kur ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës parashikon që të rrisë çmimin e naftës me 20 lekë për litër, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zotohet se sapo PD të vijë në pushtet, ky çmim do të zbresë me 30 lekë për litër. 

“Klasifikim si biznes i vogël për xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit. 0.5% taksë e xhiros vjetore si e vetmja taksë për biznesin e vogël. Ulje e çmimin të naftës me 300 lekë për litër. Ulje deri në 20% e çmimit të energjisë”-tha Basha.

Premtimi i Bashës u bë gjatë vizitës në Selenicë me strukturat partiake në këtë bashki, e cila drejtohet nga Përparim Shameti i Partisë Demokratike.

Duke e konsideruar të pavlefshëm, antikushtetues dhe antilgjor farsën e 30 Qershorit, kreu i opozitës tha se “Kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është Përparim Shameti dhe ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratike, në të cilat ai do të rikonfirmohet si kryebashkiak i Selenicës”.

Kreu i opozitës tha se demokratët duhet t’i shërbejnë mesazhit më të madh që dha 30 Qershori: 85 perqind e shqiptarëve refuzojnë regjimin e Edi Ramës dhe duan ndryshimin.

“Ata duan jo thjesht të ikë një parti dhe të vijë një tjetër, por duan ndryshimin e vërtetë, që i jep fund tranzicionit 30 vjeçar”- tha kreu i opozitës. “Ne nuk jemi në betejë për karriget tona, – shtoi Basha, – por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë”.-tha Basha.

Turi i Bashës vjen pak ditë pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ku opozita nuk mori pjesë. Basha deklaroi pas zgjedhjeve se shqiptarët e mohuan Ramën dhe se opozita nuk do të bëjë marrëveshje në bazë të pazareve por të parimeve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha premtimet e bashes rritja e cmimit te naftes lulzim basha premtimet e bashes rritja e cmimit te naftes

Sondazh

Poll