Aktualitet

Përshtati magazinën për të krijuar Bitcoin, arrestohet 60-vjeçari në Malësinë e Madhe

26 Mars 2022, 11:55 Nga DOSJA
Përshtati magazinën për të krijuar Bitcoin, arrestohet

SHKODËR– Një 60-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe pasi akuzohet se kishte përshtatur një magazinë në banesën e tij për të prodhuar kripotomonedhën “Bitcoin”. Ngjarja u zbulua në Malësinë e Madhe, ku zbulimi u bë përmes gjurmimit të vjedhjes së energjisë dhe informacioneve të marra nga Policia e Shkodrës, nga grupi i OSSH në terren që identifikuan të parët ndërhyrjen në rrymën elektrike.

“Gjatë kontrollit te ushtruar nga grupet e OSSH Shkodër, në zonën e Malësisë së Madhe, u konstatua një objekt që vidhte energji elektrike. Pas verifikimeve nga grupi i punës, u zbulua që brenda në banesë ishin të instaluar 12 pajisje të prodhimit te kriptomonedhave. Menjëherë janë njoftuar strukturat e Policisë se Shtetit për veprime te mëtejshme ligjore,”-është bërë me dije paraprakisht gjatë ditës së djeshme.

Në pranga përfundoi Muhamet Hotaj, 60 vjeç, i cili kishte në banesën e tij 14 pajisje të markave të ndryshme elektronike, të cilat dyshohet se shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave virtuale. Po ashtu, këto pajisje furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. 60-vjeçari do të përballet me drejtësinë pasi mbi të rëndojnë veprat penale: “Mashtrimi kompjuterik”, “Vjedhja e energjisë elektrike”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”.  

NJOFTIMI I PLOTË:

Strukturat e policisë në bashkëpunim më operatorin e shpërndarjes së energjisë elektike kanë zbuluar në Malësi të Madhe një laborator për prodhimin e kriptomonedhave. Policia e Shkodrës bën me dije se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e unifomave blu kanë finalizuar operacionin e koduar “Bitcoin”. Uniformat blu pasi janë vënë në dijeni të veprimtarisë së paligjshme, kanë nisur hetimet me metoda speciale. Gjatë kontrollit, pranë magazinës së kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar 14 pajisje të markave të ndryshme elektronike, të cilat dyshohet se shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave virtuale, si dhe aksesorë të tjerë që nevojiten për zhvillimin e kësaj veprimtarie. Në kushtet e flagrancës është arrestuar pronari i banesës ku ishte Muhamet Hotaj 60 vjeç. Sipas hetuesve, magazina ku ishte ndërtuar laboratori funizohej me energji elektrike, nga një lidhje e paligjshme. Hotaj akuzohet për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Vjedhja e energjisë elektrike”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka edhe persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet malësinë e madhe operacioni bitcoin malësinë e madhe operacioni bitcoin

Sondazh

Poll