Aktualitet

JAVA në PD-Basha iku, Alibeaj,zgjedhja e vetme! Sot, kishte paqe,pakica u dorëzua pa kushte

26 Mars 2022, 12:34 Nga DOSJA
JAVA në PD-Basha iku, Alibeaj,zgjedhja e vetme! Sot, kishte paqe,pakica u

Një video e hedhur në Facebook mëngjesin e së shtunës, tregoi gjendjen kaotike të selisë së Partisë Demokratike. Një demokrat i veshur me kostum, hyri në seli i pashqetësuar, u ngjit në kat të dytë, në sy të punonjësve të administratës, ndalonte të përshëndeste kë të mundte, derisa arriti në paradhomën e zyrës së Kryetarit. Aty nuk ishte askush, demokrati, bashkë me atë që e xhironte, hynë të pashqetësuar në zyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike.

Këtu përfundon videoja dhe fillon marshimi triumfal i Flamur Nokës, Belind Këlliçit dhe të tjerë anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit në seli. Pasi arrijnë tek dera anësore, hyrja ende nuk fuqi e selisë së blinduar, nxjerrin telefonat, ndalojnë për pak dhe pastaj hyjnë brenda.

Nëpër zyrat e administratës takojën gjithkënd, të shoqëruar nga mediat. Duket si fundi i lumtur i filmit “Radiostacioni”, mungon vetëm folësja, që duhet të komunikojë sipas këshillave të çlirimtarëve përshëndetjen epike “Ju Flet Tirana”.

Qëndresa e grupit të vulës ra. Kishte filluar të zhbëhej që pas 6 marsit, kur deputetët e mbetur nën logon e PD-së, kuptuan se, me Lulzim Bashën kryetar, ky do të ishte mandati i fundit, në 2025 nuk do të kishte mjaftueshëm vota për tu rizgjedhur nën logon e PD-së. Presioni i brendshëm ndaj Bashës, ishte në shumicë absolute brenda grupit parlamentar. Kjo shumicë, e artikuluar publikisht nëpërmjet Grida Dumës, Agron Gjekmarkajt dhe Ervin Salianjit, pasi e pa që kryetari i logos nuk donte të tërhiqej as pas katastrofës, mblodhi firmat e deputetëve për ta përjashtuar nga grupi parlamentar. Një akt turpërues i paprecedentë, që nuk mund të mos e trembte Lulzim Bashën.

Pasi numëroi mirë votat në grup, pasi tentoi që me një forum të shpikur së fundi, si Kolegji i Kryetarëve të degëve, tu imponohej deputetëve, kryetari i logos e kuptoi që nuk kishte më asnjë rrugëdalje. Java filloi me dorëheqjen e tij. E paqartë, e shoqëruar me një dokument të gatshëm që kërkonte edhe largimin e Berishës, edhe një proces pajtimi të drejtuar nga të besuarit e kryetarit të dorëhequr, dukej më shumë si një tërheqje e përkohshme, për të shmnagur shkarkimine turpshëm nga grupi parlamantar, sesa një largim pas reflektimit të gjatë.

Nënkryetari Alibeaj e mori detyrën menjëherë, ndërsa Statuti e deturon Sekretarin e Përgjithshëm, që, për përcaktimin e kryetarit në detyrë, mblidhet Këshilli Kombëtar. Për 5 ditë, Alibeaj funksionoi si Kryetar pa vendimin e Këshillit Kombëtar, me një shpjegim të Gazmend Bardhit, se, meqë nënkryetarja tjetër, Jorida Tabaku, nuk pranoi, Alibeaj ishte zgjedhja e vetme. Ndërsa bisedimet dhe diskutimet për modalitetet e bisedimeve vazhdonin jashtë selisë dhe numri i deputetëve që i bashkohej Berishës po shtohej me shpejtësi, të premten Gjykata vendosi pas 3 muajsh të regjistrojë vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit, duke i dhënë legjitimitetin absolut shumicës së konfirmuar në 6 mars.

Ngjarjet që po ecnin ngadalë, u përshpejtuan në mënyrë marramendëse pas vendimit. Në stilin e tij unik, Berisha nuk priti, por, pas një mbledhjeje të shkurtër të Komisionit të Rithemelimit, shkoi në seli, ku takoi dy mbështeësit e fundit të Lulzim Bashës, Alibeajn dhe Bardhin, dy denoncuesit e vetëm të vendimit të Gjykatës, dy përfaqësuesit e vetëm të tezës së largimit të Berishës, si parakusht për bashkimin.

Megjithëse nuk ranë dakord për vendimine gjykatës dhe largimin e Berishës, në atë takim u ra dakord që, Grupi Parlamentar të njihej si organi vendimmarrës, derisa forumet e partisë të njihen nga të gjitha palët. Berisha, i rikthyer si patriarku i demokratëve, ishte shndërruar plotësisht. Në konferencën e shtypit, retorika e tij ishte e njëjtë me atë të para 9 shtatorit. Fjala “bashkim” zëvendësoi “Lulzim Bravën, Pengun, Boshin”.

Dukej se lufta kishte mbaruar derisa, pas largimit të Berishës, Alibeaj iu rikthye llogores. Me të njëjtën gjuhë armiqësore, duke mos e njohur vendimin e Gjykatës dhe duke kërkuar si parakusht largimin e Berishës nga PD, u duk sikur “bashkimi” nuk kishte as të tashme as të ardhme. Marshimi i sotëm pa Berishën, në një PD të populluar vetëm nga administrata, shënoi ditën e parë të paqes, pas dorëzimit pa kushte të pakicës.

Flamur Noka garantonte administratën se nuk do të pushohej askush nga puna, dha urdhër të hiqeshin dyert e blinduara dhe përsëriti mesazhin e bashkimit. Dukej sikur po merrte në dorëzim selinë. Lulzim Basha e kishte bërë këtë të mërkurën, kur hoqi gjithçka personale nga zyra e tij. Dje, mesa duket e kanë bërë edhe të tjerët, megjithëse pas parakalimit triumfal të Foltores, selia mbeti përsëri e shkretë, me punonjësit e administratës, që nuk e dinë pse janë aty, sa duhet të rrinë dhe çfarë duhet të bëjnë.

(Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike flamur noka lulzim basha rithemelimi merr pd sali berisha flamur noka lulzim basha rithemelimi merr pd sali berisha

Sondazh

Poll