Bota

Biden takohet me zyrtarë ukrainas në Varshavë, Kuleba: Presim vendime praktike

26 Mars 2022, 11:57 Nga DOSJA
Biden takohet me zyrtarë ukrainas në Varshavë, Kuleba: Presim

UKRAINË– Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes amerikane Antony Blinken dhe Lloyd Austin janë takuar për herë të parë me homologët e tyre ukrainas për të diskutuar se si “të forcohet aftësia e Ukrainës për të luftuar agresionin rus”.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe ministri i mbrojtjes Oleksiy Reznikov u takuan me homologët e tyre në Varshavë përpara fjalimit të Presidentit më vonë sot.

”Me Dmytro Kuleba ne diskutojmë çështjet aktuale dhe bashkëpunimin në drejtimet politike dhe të mbrojtjes midis Ukrainës dhe Amerikës me Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Sekretarin Antony Blinken“.-shkroi Reznikov.

Ne po takojmë homologët tanë amerikanë Sekretarin Blinken dhe Sekretarin e Mbrojtjes në Varshavë së bashku. Ky format i veçantë 2+2 na lejon të kërkojmë vendime praktike si në sferën politike ashtu edhe në atë të mbrojtjes, në mënyrë që të forcojmë aftësinë e Ukrainës për të luftuar agresionin rus.“-tha Kuleba.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Moska ndryshon planet, Zelenskyy: I kemi dhënë Rusisë ‘goditje të fuqishme’

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota anthony blinken dmitry kuleba lloyd austin lufta ukraine-rusi oleksiy resnikov anthony blinken dmitry kuleba lloyd austin lufta ukraine-rusi oleksiy resnikov

Sondazh

Poll