Bota

Ishte ‘zhdukur’ prej 12 ditësh, ministri i mbrojtjes ruse kryeson një takim të ushtrisë

26 Mars 2022, 09:50 Nga DOSJA
Ishte ‘zhdukur’ prej 12 ditësh, ministri i mbrojtjes ruse

RUSI- Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu është parë duke kryesuar një takim të ushtrisë dhe duke diskutuar për furnizimet me armë në një video të postuar nga ministria e tij, raporton Reuters; hera e parë që ai ishte shfaqur publikisht duke folur për më shumë se dy javë.

Në videon e postuar në mediat sociale, Shoigu tha se kishte diskutuar çështje që lidhen me buxhetin ushtarak dhe urdhrat e mbrojtjes me ministrinë e financave.

‘Ne vazhdojmë dërgimin e armatimit dhe pajisjeve paraprakisht me anë të krediteve. Prioritetet janë armët me precizion të lartë me rreze të gjatë, pajisjet e avionëve dhe mirëmbajtja e gatishmërisë së angazhimit të forcave strategjike bërthamore.”-tha Shoigu.

Në takim morën pjesë zyrtarë të lartë të ushtrisë ruse; duke përfshirë shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov, i cili gjithashtu nuk ishte parë në publik kohët e fundit.

Shoigu u shfaq në ekran në një videoklip të një takimi mes presidentit Vladimir Putin dhe këshillit të tij të sigurisë të enjten, por nuk u shfaq duke folur. Para kësaj, ai nuk ishte parë në publik që nga 11 marsi, duke nxitur spekulimet për vendndodhjen e tij.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Moska ndryshon planet, Zelenskyy: I kemi dhënë Rusisë ‘goditje të fuqishme’

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sergei shoigu lufta ukraine-rusi sergei shoigu

Sondazh

Poll

Bota 26 Mars 2022, 09:03

A mund të jetë Ukraina neutrale?

Rusia kërkon që Ukraina të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO. Por edhe vendet tradicionalisht neutrale kanë kthyer tani vështrimin nga NATO-ja për sh...