Bota

Haxhiu vizitë në Hagë, skeptike nëse Thaçi e Veseli do të pranojnë takimin me të

26 Mars 2022, 09:06 Nga DOSJA
Haxhiu vizitë në Hagë, skeptike nëse Thaçi e Veseli

KOSOVË– Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se do të vizitojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Në një deklaratë Haxhiu u shpreh skeptike nëse ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, do të pranonin takimin me të.

Nuk mund të them me siguri se do t’i takojë të gjithë, pasi që zoti Thaçi e Veseli kishin refuzuar t’i takonin përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë gjatë një vizite që këta të fundit kishin pasur në Hagë”, ka deklaruar ministrja.

Haxhiu shtoi se do të informojë publikun për gjithçka qv do të ndodhë në këto takime dhe se ditën e hënë pret konfirmim nëse dhe Thaçi e Veseli do të jenë pjesë.

Ajo ka deklaruar se me ish-presidentin Thaçi e ish-kryeparlamentari Veseli kanë probleme politike të pasluftës,teksa ka thënë se asnjëherë s’i ka kritikuar ata për kohën e luftës.

Me Thaçin e Veselin kemi probleme politike të pasluftës. Tek e fundit ata janë ushtarë të UÇK-së, për çka ne i përkulemi kontributit të ushtarëve të UÇK-së që Kosova sot të jetë e çliruar dhe e pavarur…Asnjëherë nuk i kam kritikuar ata për kohën e luftës. Problemet tona politike nuk më bëjnë që unë të mos bëjë kërkesë për takim me ta”, ka thënë Haxhiu për telegrafin.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albulena haxhiu hashim thaci kadri veseli kosova ne hage albulena haxhiu hashim thaci kadri veseli kosova ne hage

Sondazh

Poll

Bota 26 Mars 2022, 09:03

A mund të jetë Ukraina neutrale?

Rusia kërkon që Ukraina të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO. Por edhe vendet tradicionalisht neutrale kanë kthyer tani vështrimin nga NATO-ja për sh...