Lufta në Ukrainë/ Emiri i Katarit: Ne solidarizohemi me refugjatët
26 Mars 2022, 08:32Nga DOSJA
EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani tha se vendi i tij mbështet Ukrainën dhe miliona refugjatët ukrainas që po përballen me luftën. Sipas CNN, në një fjalim për hapjen e Forumit të Dohas, Sheikh Tamim tha se Katari gjithashtu qëndron kundër çdo armiqësie kundër sovraniteteve kombëtare.
“Ne solidarizohemi me miliona njerëz të pafajshëm dhe refugjatë që janë viktima të kësaj lufte të padrejtë dhe të llogaritjeve gjeopolitike,”– tha ai.
Sheikh Tamim nuk foli për qështjen e gazit nëse do ndihmonte Europën me gaz natyror të lëngshëm edhe pse Katari është një nga furnizuesit kryesorë në botë të gazit natyror të lëngshëm (LNG). Vendi është vënë në qendër të vëmendjes ndërsa shtetet europiane nxitojnë të gjejnë alternativa ndaj gazit rus që ka fuqizuar europën prej dekadash. Këtë javë, ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck u largua nga kryeqyteti i Katarit, Doha, me një mirëkuptim që Katari ta furnizonte atë me gaz. Gjermania aktualisht nuk ka terminale për të marrë dërgesa të drejtpërdrejta të LNG nga Katari, por planifikon të ndërtojë dy.
MBRETERIA E BASHKUAR- Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha të shtunën se Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë rreth 2.64 milion dollar për furnizime ushq...
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Prapaqan të Komunës së Deçanit në Kosovë, ku babai ka therur me thikë vajzën e tij.Sipas zë...
Rusia kërkon që Ukraina të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO. Por edhe vendet tradicionalisht neutrale kanë kthyer tani vështrimin nga NATO-ja për sh...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden të shtunën do të zhvillojë një takim dypalësh me presidentin polak Andrzej Duda për të diskutuar se si SHBA dhe aleatët e s...
UKRAINË– Sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës, të paktën 136 fëmijë kanë vdekur që nga pushtimi rus një muaj më parë. Mesazhi është ...
GJERMANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock kishte ftuar përfaqësues të trupit diplomatik në ambjentet e Ministrisë së Jashtme, kur e prezanto...
MBRETËRIA E BASHKUAR- Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha të shtunën në përditësimin e saj të fundit të inteligjencës se Rusia preferon bomb...
TURQI- Një pasagjere e linjës nga Manchesteri në Turqi u zbrit nga avioni në Vjenë pasi tentoi të hapte derën e avionit. Sipas Daily Mail, pasagjerja, Catherine...