Bota

Zelenskyy thirrje Perëndimit nga Doha: Shtoni prodhimin e gazit dhe të naftës

26 Mars 2022, 08:43 Nga DOSJA
Zelenskyy thirrje Perëndimit nga Doha: Shtoni prodhimin e gazit dhe të

UKRAINË Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u kërkoi vendeve prodhuese të energjisë në Forumin e Dohas në Katar të shtunën të rrisin prodhimin e naftës dhe gazit për të shmangur “shantazhin” global të Rusisë. 

“E ardhmja e Europës varet nga përpjekjet tuaja, unë ju kërkoj të rrisni prodhimin e energjisë për të siguruar që të gjithë Rusia e kuptojnë se ju nuk mund ta përdorni energjinë si armë .Katari mund të japë kontributin e tij në stabilizimin e Europës,”-tha Zelenskyy.

Sipas CNN, Zelenskyy gjithashtu iu referua vendeve të tjera të goditura nga konflikti, duke thënë se rendi ndërkombëtar duhet të mbrohet jo vetëm për Ukrainën, por për Afganistanin, Irakun dhe Jemenin. Presidenti ukrainas paralajmëroi gjithashtu për efektet e mundshme që pushtimi ka në eksportin e ushqimit nga Ukraina në vendet anembanë botës, duke thënë se asnjë vend nuk është i siguruar nga ndërprerja e ushqimit.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Moska ndryshon planet, Zelenskyy: I kemi dhënë Rusisë ‘goditje të fuqishme’

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota forumin e dohas lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy forumin e dohas lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 26 Mars 2022, 09:03

A mund të jetë Ukraina neutrale?

Rusia kërkon që Ukraina të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO. Por edhe vendet tradicionalisht neutrale kanë kthyer tani vështrimin nga NATO-ja për sh...