Bota

Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë 2.64 milionë dollarë furnizime ushqimore për Ukrainën

26 Mars 2022, 09:20 Nga DOSJA
Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë 2.64 milionë

MBRETERIA E BASHKUAR- Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha të shtunën se Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë rreth 2.64 milion dollar për furnizime ushqimore në zonat e rrethuara nga forcat ruse. Sipas CNN, kjo erdhi pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga qeveria ukrainase për furnizimin me ushqim të qytetarëve ukrainas.

“Ky dhurim jetik i ushqimeve dhe furnizimeve do të ndihmojë në mbështetjen e popullit ukrainas përballë pushtimit barbar të Rusisë,”-tha Truss. 

Truss tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar  nga fillimi i javës së ardhshme do të bashkëpunojë me Poloninë dhe Sllovakinë për të ofruar ushqim të konservuar dhe ujë në Ukrainë. Afërsisht 25 kamionë me furnizime pritet të transportohen në rrugë dhe hekurudha për komunitetet në nevojë. 

Sipas njoftimit për shtyp, dhurimi vjen si pjesë e 400 milionë paundëve (rreth 528 milionë dollarë) që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë në ndihmë humanitare dhe ekonomike. 

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha të shtunën në përditësimin e saj të inteligjencës se Rusia vazhdon të rrethojë disa qytete të mëdha të Ukrainës, duke përfshirë Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Moska ndryshon planet, Zelenskyy: I kemi dhënë Rusisë ‘goditje të fuqishme’

(j.c)/dosja.al 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota liz truss lufta ukraine-rusi liz truss lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 26 Mars 2022, 09:03

A mund të jetë Ukraina neutrale?

Rusia kërkon që Ukraina të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO. Por edhe vendet tradicionalisht neutrale kanë kthyer tani vështrimin nga NATO-ja për sh...