Aktualitet

EUROPOL me zyrë në Shqipëri/ Soreca: Ky bashkëpunim është një hap drejt BE-së

11 Korrik 2019, 10:04 Nga DOSJA
EUROPOL me zyrë në Shqipëri/ Soreca: Ky bashkëpunim

Tiranë- Në vend është hapur zyra e Europolit, duke forcuar edhe më shumë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE.

Në ceremoninë e sotme ishin të pranishëm  drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, drejtoresha Ekzekutive e EUROPOL, Catherina De Bolle dhe ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca. Shqipëria është vendi i parë në rajon ku EUROPOL hap zyrën e saj.

Në fjalën e tij Luigi Soreca theksoi se ky bashkëpunim është një hap drejt BE-së. “Numri i operacioneve dhe koordinimi i Shqipërisë me EUROPOLIN janë rritur, Ato kanë sjellë rezultate në rritjen e goditjes së grupeve kriminale. Policia e Shtetit shqiptar është e aftë për t’u angazhuar në shumë operacione policore me partnerët europian. Ky operacion ndihmon edhe në angazhimin e Shqipërisë në fushën e sigurisë por edhe në procesin e hapjes së negociatave me BE. Unë jam shumë krenar që po e shoh një gjë të tillë në Shqipëri dhe jam më shumë i bindur se puna e EUROPOL do jetë shumë e mirë në bashkëpunimin me policinë shqiptare. Ne do të ndihmojmë Shqipërinë për të pasur më shumë rezultat. Edhe mbështetja në aspektin teknologjik është mjaft e rëndësishme për të çuar në një tjetër nivel bashkëpunimin dhe sigurinë në vend. Rezultatet kanë qenë pozitive në ruajtjen e kufijve dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm. E gjitha kjo tregon se BE është duke aplikuar strategjinë e vet në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Soreca.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet europol me zyrë në shqipëri luigi soreca sander lleshaj europol me zyrë në shqipëri luigi soreca sander lleshaj

Sondazh

Poll