Aktualitet

VIDEO/ ‘Zemra mal kur e dëgjon’, shqiptari thyen etiketën e ‘skifterave’ në Itali, gjesti që e ktheu në njeriun e d

11 Korrik 2019, 09:44 Nga DOSJA
VIDEO/ ‘Zemra mal kur e dëgjon’, shqiptari thyen etiketën

ITALI- Një shqiptar në Itali është kthyer në lajmin kryesor të ditës në mediat e vendit fqinj. Vincenco, që ka 2 vite që punon në një fshat në Napoli, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente brenda, të cilin ia ka kthyer më pas pronarin.

Ai tregon sesi e gjeti portofolin, dhe si vendosi brenda momentit t’a kthente. “Po shkoja në punë, në orën 4 të mëngjesit. Po ecja pranë fshatit. Në asfalt gjeta portofolin., i thahë pronarit dhe ai më tha që nuk i njihte këta persona. Mora portofolin dhe erdha këtu tek thertorja. I thashë të zotit që nëse njihte këtë person, t’i jepte portofolin, pasi brenda kishte një dokument të rëndësishëm që mendoja se duhej. Gjeta një numër, telefonova dhe gjeta të zotin. Unë kam 2 vjet që jam në Itali. Punoj në fshat”, shprehet i riu shqiptar.

Pronari i portofolit, Umberto kishte denoncuar se i kishte humbur portofoli dhe kur i dhanë lajmin e mirë, tha se është i gatshëm t’a ndihmojë me gjithçka të duhet shqiptarin. Ata u takuan brenda një thertoreje në Giugliano in Campania, Napoli. Pronari i thertores tha se ky është një gjest që nuk e ka hasur më parë.

”Të dëgjosh për një gjest të tillë nga një njeri që mes thonjzash le të themi se ka nevojë (për para) që vjen këtu dhe shqetësohet se kujt i kishte humbur portofoli me para, kartë krediti etj, është një gjest i bukur që nuk ndodh çdo ditë”.-shprehet ai.

Shqiptari ka thyer kështu etiketimin për shumë shqiptarë të tjerë të cilët jetojnë në Itali, e mediet e vendit i kanë quajtur “skifterë”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret e mire shqiptari hero shqiptari ne itali shqiptaret e mire shqiptari hero shqiptari ne itali

Sondazh

Poll