Aktualitet

Arrestohet ekzekutori i Bajraktarit, si e vrau për pagesën pronarin e shtëpisë ku punonte në Tropojë

11 Korrik 2019, 08:22 Nga DOSJA
Arrestohet ekzekutori i Bajraktarit, si e vrau për pagesën pronarin e

SHKODËR– Është arrestuar vrasësi i Tahir Bajraktarit. Dosja.al mëson se Nik Lulashi, u arrestua në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin, ku fshihej prej një viti, pasi ishte shpallur në kërkim.

Gjykata e Tropojës ka caktuar në shtator të vitit 2018 masën “Arrest në burg” në mungesë për 55-vjeçarin Lulashi për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ai do t’u dorëzohet shërbimeve të D. V. P. Kukës për veprime të mëtejshme

Lulashi një vit më parë vrau pronarin e shtëpisë ku punonte në Tropojë, Tahir Bajraktarin pasi u konfliktuan për një pagesë.

Si ndodhi vrasja e Tahir Bajraktarit

Viktima Tahir Bajraktari kishte punësuar Nik Lulashin në banesën e tij ku kalonte gjithmonë pushimet verore në Tropojë. Dyshja janë konfliktuar për pagesën që do të merrte i punësuari pasi Lulashi kishte kërkuar më shumë se sa i kishte ofruar viktima.

Në debat e sipër 55-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi Bajraktarin duke e lënë të vdekur. Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje por hetimet e mëtejshme zbuluan se autori i krimit ishte Nik Lulashi, banues në Shkodër që u arrestua ditën e sotme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nik lulashi tahir bajraktari vrasja ne tropoje nik lulashi tahir bajraktari vrasja ne tropoje

Sondazh

Poll