Aktualitet

Bie në koma roja bregdetare në Vlorë, u godit nga një tub hekuri (Foto)

11 Korrik 2019, 09:33 Nga DOSJA
Bie në koma roja bregdetare në Vlorë, u godit nga një tub

VLORË– Një roje bregdetare ka rënë në gjendje kome pasi është goditur nga një tub çadre. Dosja.al mëson se ai ka qenë dukë rregulluar një çadër në momentin që krejt papritur është goditur nga një tub hekuri në kokë.

Era e fortë ka bërë që tubi i hekurt të fluturojë dhe të bjerë në kokën e rojes bregdetare, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai ka qëndruar për gjysmë ore në gjendje kome dhe më pas është rikthyer në gjendje normale.

Jugu i vendit tonë është përfshirë nga stuhi të shumta gjatë natës. Rrugët në Vlorë, Lushnjë dhe Sarandë rrugët janë mbuluar nga uji, për shkak të reshjeve të shiut.

Gjatës natës është bllokuar e rruga për në doganën e Kakavijës nga rënia e një peme për shkak të erërave të forta.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bie ne koma roja bregdetare moti i keq ne vlore vlore bie ne koma roja bregdetare moti i keq ne vlore vlore

Sondazh

Poll