Aktualitet

Nxorrën informacion për për depon e armëve të bandave në Elbasan, pezullohen katër efektivët e policisë (EMRAT)

11 Korrik 2019, 09:11 Nga DOSJA
Nxorrën informacion për për depon e armëve të bandave

ELBASAN– Ka shkuar në 4 numri i efektivëve të pezulluar, të cilët akuzohen për nxjerrje të informacioneve nga operacionin i armëve të gjetura në Elbasan.

Fillimisht u pezulluan nga detyra dy efektivë policie me detyrë përkatësisht inspektor i Krimeve të Rënda dhe Specialist Krimesh, Edvin Gjyli dhe Eduart Hasani.

Ndërsa pasditen e sotme burime për Dosja.al bënë me dije se janë pezulluar nga detyra edhe Albjon Xhitozi, shef i Krimeve në Cërrik dhe Bilal Semanaj, shef i komisariatit të Cërrikut.

Dyshohet se ata kanë nxjerrë foto të armëve të sekuestrua nga superaksioni duke rrezikuar kështu hetimet.

Të pezulluarve u janë sekuestruar telefonat, ndërsa në hetim administrativ janë edhe dy specialistë të kriminalistikës, por ndaj tyre mësohet se nuk ka asnjë masë pezullimi.

I vetmi person në kërkim nga superaksioni i RENEA-ve në Belsh është Ilir Beko, pronari i karburantit “Eldio Petrol”, në ambientet e të cilit, në një magazinë, u gjet edhe arsenali i armëve.

Magazina me armë të sofistikuara u gjet në Papër të Elbasanit. Më datë 1 korrik, një ditë pas atentit që ju bë vëllezërve Baho, ku mbeti i vdekur një prej tyre, 22-vjeçari Klevi, policia dhe RENEA nisën kontrollin të imtësishëm në zonën e Elbasanit.

Gjatë kontrollit ata zbuluan se në ambientet e një karburanti ishte një magazinë me armë të ndryshme të sifistikuara.

Mes tyre kishte 17 armë të kalibrave të ndryshëm, 7 kallashnikovë, armë gjahu, tritol C4, e  disa lloje të tjera pistoletash me silenciator.

Ende nuk dihet se si janë futur këto armë në Shqipëri pasi përdoren nga ushtria e NATO-s dhe janë tepër të sofitstikuara. Ndërkohë lidhur me magazinën e armëve të sekuestruara është shpallur në kërkim një person. Bëhet fjalë për shtetasin Ilir Beko që është njëkohësisht edhe pronari i karburantit “Eldio Petrol”, ku u gjetën armët.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albjon xhitozi bilal semanaj edi gjyli eduart hasani elbasan nxjerrja e informacionit sekret pezullohetn dy efektivet ne elbasan albjon xhitozi bilal semanaj edi gjyli eduart hasani elbasan nxjerrja e informacionit sekret pezullohetn dy efektivet ne elbasan

Sondazh

Poll