Aktualitet

Erërat e stuhishme shkulin pemën, bllokohet dogana e Kakavijës (VD)

11 Korrik 2019, 06:22 Nga DOSJA
Erërat e stuhishme shkulin pemën, bllokohet dogana e Kakavijës

Gjirokastër- Koha e keqe në orët e para të mëngjesit shkaktoi bllokimin e hyrjes dhe daljes për në territorin e Shqipërisë, në Pikën Kufitare të Kakavijës. Një peme e cila u shkul si pasojë e erës së forte me shi të rrëmbyeshëm në krahun sa kalon doganën ishte shkaku kryesor i bllokimit të aksit ndërkombëtar drejt Greqisë. Zjarrfikëset e Gjirokastrës kanë punuar përgjatë mëngjesit derisa kanë hapur rrugën.

Stuhitë gjatë natës kanë goditur jugun e vendit. Për shkak të reshjeve të shiut në Vlorë, Lushnjë dhe Sarandë rrugët janë mbuluar nga uji. Mësohet se reshjet e shiut kanë mbuluar rrugët e qyteteve, pasi niveli i ujit ka shkruar në disa centimetra. Kjo situatë ka sjellë probleme edhe në qarkullimin e mjeteve. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet dogana e kakavijës erërat e stuhishme shkulin pemën bllokohet dogana e kakavijës erërat e stuhishme shkulin pemën

Sondazh

Poll