Aktualitet

E rëndë në Greqi, shqiptarja hedh mbesën dhe nipin nga ballkoni, tenton vetëvrasjen

25 Mars 2022, 18:21 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi, shqiptarja hedh mbesën dhe nipin nga

GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 42-vjeçare shqiptare ka hedhur nga ballkoni dy nipërit e saj, djalë dhe vajzë, 3 dhe 5 vjeç.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Nafpaktou në Egaleo të Athinës dhe e gjithë ngjarja është parë nga fqinjët. 42-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e së motrës kur për arsye ende të paditura hodhi nipërit nga ballkoni dhe i gjuajti me vazo lulesh. Më pas gruaja u hodh edhe vetë duke rënë në një hapësirë boshe.

Tezja na hodhi nga ballkoni ”, bërtisnin fëmijët duke qarë.

Fqinjët që dëgjuan fëmijët duke qarë dhe bërtitur dolën nga banesat e tyre dhe panë dy fëmijët të shtrirë në tokë dhe gruan.

Unë dola duke dëgjuar fëmijët që qanin. Nëna ndodhej brenda në shtëpi dhe ishte në gjendje shoku. Natyrisht që gruaja nuk e kuptonte se çfarë kishte ndodhur me fëmijët e saj dhe po bërtiste ”, tha  një fqinj që doli nga shtëpia për të ndihmuar dy fëmijët e mitur të familjes.

Fëmijët bërtisnin, ne dolëm dhe pamë tezen duke hedhur poçet nga ballkoni, fëmijët në rrugë dhe ajo po përpiqej të hidhej. Nuk arritëm ta ndalonim dhe ajo ra në boshllëk”, tha  një fqinj tjetër.

Sipas informacioneve të para, gruaja mendohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Në momentin e ngjarjes në shtëpi ndodhej edhe e motra e saj, nëna e fëmijëve e cila po gatuante në kuzhinë, ndërkohë që i ati ndodhej në punë. Ai është njoftuar nga fqinjët për ngjarjen dhe ka mbërritur menjëherë në shtëpi.

42-vjeçarja dhe fëmijët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet greqi shqiptarja ne greqi greqi shqiptarja ne greqi

Sondazh

Poll