Politike

“13 tetori”/ Përplaset sërish Rama me Metën, Fletorja Zyrtare s’njeh dekretin e presidentit, ç’pritet të bëjë kre

11 Korrik 2019, 06:57 Nga DOSJA
“13 tetori”/ Përplaset sërish Rama me Metën, Fletorja

Tiranë- Presidenti Ilir Meta doli kundër zgjedhjeve të 30 qershorit dhe me urgjencë dekretoi një datë të re për zgjedhjet, atë të 13 tetorit, për të cilët u shpreh që të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve.  Më datë 27 qershor, 3 ditë para zgjedhjeve lokale,  Meta nxori 13 tetorin si datë të re zgjedhjes duke e argumentuar si shmangie të një konflikti civil.

Por çfarë ka ndodhur me dekretin e ri të Metës? 

Zhdekretimi i 30 Qershorit u botua menjëherë në Fletoren Zyrtare pas firmës së Presidentit, ndryshe ka ndodhur me dekretin e dytë për datën e re. Afati për botimin e dekretit është 10 ditë, por tashmë ka kaluar ky afat dhe Qendra e Botimeve Zyrtare nuk e ka zbardhur dekretin e dytë të Metës.

Duhet të themi se Qendra e Botimeve Zyrtare është institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe shkak i këtij mosbotimi është pasi qeveria Rama nuk njeh 13 tetorin si datë të re zgjedhjesh. Tashmë pritet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës e kreut të shtetit. Një veprim i radhës i Presidentit Ilir Meta mund të jetë edhe shpërndarja e parlamentit.

Funksioni i QBZ-së

QBZ ka si funksion publikimin e akteve normative në fletoren Zyrtare dhe hyrjen e tyre në fuqi pas publikimit. Ajo publikon gjithashtu Buletinin e Njoftimeve Zyrtare, kodet dhe përmbledhjet e legjislacionit në fusha të ndryshme duke mundësuar aksesin e publikut në informacionin ligjor.

Gjatë muajve të fundit ka pasur një përplasje e cila vijon ende mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Për dekretin e parë të anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidentit nuk iu bind KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e rrëzoi.  Vendi u fut në zgjedhje.  Nga ana tjetër Rama shfaqet i vendosur se zgjedhjet e vetme ishin më 30 qershor.  Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Disa ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Rama e quan Metën armik të Kushtetutës.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fletorja zyrtare s’njeh dekretin përplaset rama me metën zgjedhjet më 13 tetor fletorja zyrtare s’njeh dekretin përplaset rama me metën zgjedhjet më 13 tetor

Sondazh

Poll