Politike

Seanca ndaj Spahisë, Gjykata e Apelit jep vendimin, liron ish-deputetin e PD-së

11 Korrik 2019, 07:55 Nga DOSJA
Seanca ndaj Spahisë, Gjykata e Apelit jep vendimin, liron ish-deputetin e

Shkodër-  Gjykata e Apelit ne Shkodër dha vendimin për ish-deputetin Bardh Spahia. Gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke e konsideruar si ndalim i paligjshëm ndaj Spahisë, duke e liruar.

Ish-deputeti ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, dhënë nga shkalla e parë në Shkodër. Ish-deputeti Spahia ishte i akuzuar për tri vepra penale “kundërshtim i punonjësve të policisë”, “shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “mosbindje ndaj punonjësve te policisë”.

Të pranishëm në seancë ishin përveç trupës gjykuese, avokatët mbrojtës Ivi Kaso dhe  Ledio Nuraj, prokurir  Besim Ndragjoshi dhe relatore Marina Rrabashta. Po kështu e pranishme ishte edhe kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi.

Ish-deputeti Bardh Spahia u arrestua në kryeqytet një ditë pas përplasjeve në KZAZ-në e Shkodrës. Arrestimi u bë live në emisionin “Open”. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike apeli liron ish deputetin arrestohet bardh spahia ndërpritet seanca ndaj spahisë apeli liron ish deputetin arrestohet bardh spahia ndërpritet seanca ndaj spahisë

Sondazh

Poll