Politike

“Ta nxiu Erion Braçe”, plas sherri mes Petro Koçit e Lefter Maliqit: Qepe gojën

10 Korrik 2019, 20:50 Nga DOSJA
“Ta nxiu Erion Braçe”, plas sherri mes Petro

TIRANË- Deputeti Lefter Maliqi ka debatuar ashpër me zëvendësministrin e Mbrojtës, Petro Koçin. Të dy kanë qenë të ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, por kanë pasur mendime të ndryshme dhe kanë debatuar ashpër.

Maliqi iu drejtua Koçit duke i thënë se ai nuk mund të falsë më mirë për këtë institucion, pasi në të kaluarën ka qenë me poste drejtuese dhe e di shumë çdo gjë si funksionon deri në detaje.

PJESË NGA DEBATI

Maliqi: Nuk flet me mua për Policinë ti se gjashtë muaj të mbajtën zv.ministër dhe ta nxiu Erion Braçe, zvendëskryeministri i Ramës, në gazetën “Zeri i Popullit”. Ishte kryeredaktor, po të duash ta gjej edhe gazetën se e kam…

Koçi: Mos e ngatërro debatin kjo ska asnjë lidhje për këtë që po flasim.

Maliqi: Përgjigju këtu! Ta jap unë “Zerin e Popullit”, ku të ka nxirrë Erion Braçe…

Koçi: Qepe gojën!

Maliqi: Gojën qepe ti, hiq edhe syzet të më shohësh në sy! Dhe mu përgjigj çdo kishe bërë, po të ishe ministër, me ata shefat e policisë që janë kapur nga përgjimet që ka nxjerrë “Bild” me blerje votash.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debati ne studio lefter maliqi petro koçi sherri ne emision debati ne studio lefter maliqi petro koçi sherri ne emision

Sondazh

Poll